BALLKANI

Dërgohet në Gjykatën Speciale ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala

Avokati Xhevdet Smakiqi thotë se Shala dyshohet për vepra penale "pengim të drejtësisë" dhe "pengim të dëshmitarëve"

Agim Sulaj  | 12.12.2023 - Përdıtësım : 13.12.2023
Dërgohet në Gjykatën Speciale ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala

Prishtinë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, është dërguar në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë e njohur edhe si Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për Anadolu avokati i tij, Xhevdet Smakiqi.

"Mund të konfirmoj se Shala është nisur orë më parë me aeroplan për në Hagë", tha Smakiqi derisa po ashtu shtoi se gjatë ditës ka folur edhe me familjarët e Shalës.

Smakiqi thotë se Shala dyshohet për vepra penale "pengim të drejtësisë" dhe "pengim të dëshmitarëve", por Gjykata Speciale ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për aktakuzën e këtij rasti.

Sipas avokatit Smakiqi, dje është bërë bastisje në vendlindjen e Haxhi Shalës në fshatin Banjë të komunës së Malishevës dhe Shala është transferuar në selinë e Misionit të EULEX-it në Fushë Kosovë ku është intervistuar, ndërsa sot është transferuar për në Hagë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka zhvilluar javëve të fundit disa operacione të vazhdueshme në Kosovë, përfshirë banesat e disa prej këshilltarëve të ish-presidentit kosovar, Hashim Thaçi.

Po ashtu, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë me kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dolën ditë më parë me një vendim i cili ua ndalon komunikimin dhe vizitat, tre ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Përmes këtij vendimi, Paneli theksoi se ekziston një klimë e përgjithshme e ndërhyrjes së dëshmitarëve e cila po vazhdon në Kosovë ashtu si në këtë rast edhe në raste të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın