BALLKANI

Çuçi: Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mbeten nga më të rëndësishmet

Sot u mbajt mbledhja e parë e Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Shqipërisë

Fatjon Cuka  | 01.10.2025 - Përdıtësım : 01.10.2025
Çuçi: Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mbeten nga më të rëndësishmet Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Shqipërisë ka mbajtur sot mbledhjen e parë për legjislaturën e re, raporton Anadolu.

Kryetari i këtij komisioni, Bledar Çuçi, në fjalën e tij u shpreh se mendon se ky komision është një nga komisionet më të rëndësishme të Kuvendit të Shqipërisë, duke theksuar se çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mbeten nga më të rëndësishmet.

Çuçi tha se komisioni mbulon çështjet e brendshme, të rendit, organizimin e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare e publike, organizimin e Forcave të Armatosura dhe bashkëpunimin ushtarak, çështjet e organizimit dhe funksionimit të pushtetit vendor, emergjencat civile dhe mbrojtjen nga fatkeqësitë dhe shërbimet sekrete.

"Dëshiroj ta kthejmë këtë komision në një forum debati të shëndoshë në të mirë të bërjes së ligjeve dhe legjislacionit sa më të ekuilibruar. Të japim një kontribut në fushat e rëndësishme kombëtare, siç është siguria kombëtare, mbrojtja apo edhe çështje të pushtetit vendor", tha ai.

Çuçi shtoi se edhe në kushtet ku po kalon sot jo vetëm Shqipëria, por gjithë rajoni dhe bota, beson se "çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes mbeten nga më të rëndësishmet për çdo shtet".

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes është krijuar pas ndryshimeve të fundit në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın