Certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, konfirmohet fitorja e Vetëvendosjes
Sipas rezultatit të certifikuar të zgjedhjeve, LVV-ja ka siguruar 42,3 për qind të votave, PDK-ja 20,95 për qind, LDK-ja 18,27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7,06 për qind dhe Lista Serbe 4,26 për qind
Prishtinë
Sipas rezultatit të certifikuar të zgjedhjeve, LVV-ja ka siguruar 42,3 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 20,95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 18,27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7,06 për qind dhe Lista Serbe 4,26 për qind.
Rezultatet u mbështetën me nëntë vota pro dhe dy kundër, respektivisht dy anëtarët e LVV-së votuan kundër sipas të cilëve duhet pritur të gjitha mundësitë ligjore në lidhje me pretendimet e tyre për manipulim të votave me postë.
Më parë, anëtarët e LVV-së kanë ankimuar edhe në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar përsëritjen e votimit me postë, por ankesa u refuzua dhe LVV-ja u ankua në Gjykatën Kushtetuese.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së më herët u zhvillua edhe një debat në lidhje me zëvendësimin e tre kandidatëve që kanë dhënë dorëheqje nga posti i deputetit. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
