Turqia, BALLKANI

Çavuşoğlu uroi Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoğlu shprehet se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë

Abdula Berisha  | 29.11.2020 - Përdıtësım : 29.11.2020
Çavuşoğlu uroi Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë Foto: Faqja e kryediplomatit turk Mevlüt Çavuşoğlu në Facebook/AA

Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, uroi "Shqipërinë vëllazërore dhe miqësore" me rastin e 108-vjetorit vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë që festohet si Dita e Flamurit dhe Pavarësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryediplomati turk shprehet se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë.

"Më lejoni që me urimet më të sinqerta t’iu uroj Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë vëllazërore dhe miqësore. Si gjithmonë Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë", shkroi Çavuşoğlu.

Ndryshe, për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit u organizuan ceremoni me pjesëmarrje të kufizuar të zyrtarëve dhe qytetarëve.

Siç është traditë, në qytetin e Vlorës është organizuar ceremonia solemne e ngritjes së flamurit, me pjesëmarrjen e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe zyrtarëve të tjerë.

Pasi më 28 nëntor të vitit 1912 Shqipëria shpalli pavarësinë, kjo datë festohet si Dita e Flamurit dhe Pavarësisë e Shqipërisë dhe është festë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë në mënyra të ndryshme festohet kudo nga shqiptarët në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.