Bullgaria prezanton eurot e para vendase që do të vihen në qarkullim
Autoritetet kujtuan se mostrat e euros të lëshuara nuk janë ende në qarkullim
Sofje
Banka Qendrore e Bullgarisë (BNB) ka prezantuar mostrat e para të monedhës së përbashkët të Bashkimit Evropian (BE), euro, raporton Anadolu.
BNB shtypi mostrat e para të monedhave vendase euro. Banka filloi shitjen e mostrave të monedhave euro që nga sot.
Qytetarët u rreshtuan për të marrë euron e tyre të parë vendase.
Mbi euron gjenden simbole që përfaqësojnë historinë dhe kulturën e vendit.
Autoritetet theksuan se mostrat e euros të lëshuara nuk janë ende në qarkullim.
- Procesi i kalimit në euro
Parlamenti bullgar miratoi kalimin e monedhës së vendit në euro në vitin 2022.
Sipas kësaj, Bullgaria, anëtare e BE-së, do ta ndryshojë monedhën e saj vendase nga leva në euro më 1 janar 2026. Duke filluar nga 1 janari, bankomatet në vend do të lëshojnë euro.
Si leva ashtu edhe euro do të jenë në qarkullim në vend për një muaj.
Nga 1 shkurti, në vend do të përdoret vetëm euro.
Qeveria shpalli 31 dhjetorin 2025 dhe 2 janarin 2026 si festë zyrtare për t'iu përshtatur kalimit në euro.
