BALLKANI

Bullgari, vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në jug të vendit

Guvernatorja e rajonit Haskovo, Stefka Zdravkova tha se erërat e forta dhe të nxehta gjatë ditës po ndikojnë negativisht në përpjekjet për shuarjen e zjarreve

Ihvan Radoykov  | 07.08.2025 - Përdıtësım : 08.08.2025
Bullgari, vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në jug të vendit

Sofje

Në Bullgari vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve të përhapura në një sipërfaqe prej 30 mijë dynymë në rajonin e malit Sakar në jug të vendit, transmeton Anadolu.

Guvernatorja e rajonit Haskovo, Stefka Zdravkova, e cila po koordinon përpjekjet për të shuar zjarrin dy-ditor, që besohet se është shkaktuar nga bishtat e cigareve të hedhura, tha se erërat e forta dhe të nxehta gjatë ditës po ndikojnë negativisht përpjekjet.

Ajo theksoi se zjarri dje kaloi autostradën ndërkombëtare "Maritsa" si dhe lumin Maritsa aty pranë, duke mbyllur trafikun përkohësisht në një pjesë të autostradës. Policia rrugore devijoi trafikun në pjesën e autostradës midis qyteteve Harmanli dhe Lyubimets për disa orë gjatë periudhës së ngarkuar për udhëtarët evropianë që ktheheshin nga pushimet në Turqi.

Në katër vendbanime në rajon u shpall gjendje e pjesshme katastrofe.

Në shuarjen e zjarreve kanë intervenuar dy helikopterë të Forcave të Armatosura Bullgare dhe dy avionë të dërguar nga Suedia. Ndërkohë ndaj përpjekjeve për shuarjen e zjarreve po ofrojnë ndihmë 17 automjete zjarrfikëse, anëtarë të personelit zjarrfikës dhe vullnetarë të shumtë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın