Bullgari, policia heton kërcënimet me bombë në ambasadat amerikane dhe franceze në Sofje
Autoritetet thanë se mbetet e paqartë nëse kërcënimet janë reale ose jo
Bruksel
Policia bullgare ka nisur një hetim pasi mori raportime për kërcënime me bombë ndaj ambasadave amerikane dhe franceze në kryeqytetin Sofje, transmeton Anadolu.
Sipas autoriteteve lokale, Drejtoria Rajonale e Brendshme e Sofjes tha se alarmet u morën më herët gjatë ditës.
Sipas agjencisë së lajmeve BTA, autoritetet thanë se mbetet e paqartë nëse kërcënimet janë reale ose jo.
