BALLKANI

Bosnjë e Hercegovinë, disa persona humbin jetën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh në Tuzla

Sipas informacioneve jozyrtare, disa persona kanë humbur jetën në zjarr, por numri i saktë i viktimave ende nuk dihet

Kemal Zorlak  | 05.11.2025 - Përdıtësım : 05.11.2025
Bosnjë e Hercegovinë, disa persona humbin jetën nga zjarri në një shtëpi pensionistësh në Tuzla Foto: Foto: Ahmet Bešić/AA

Tuzla

Sipas informacioneve jozyrtare, disa persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në mbrëmje në një shtëpi pensionistësh në Tuzla, transmeton Anadolu.

Pas njoftimit për zjarrin, në vendngjarje arritën shpejt anëtarët e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve të Tuzlës, me ndihmën e ekipeve nga Srebreniku, Zhivinica, Lukavaci dhe Kalesija, ndërsa shërbimet e urgjencës nga disa komuna në kantonin Tuzla u angazhuan për të ndihmuar të prekurit.

Sipas informacioneve jozyrtare, raporton ‘tuzlanski.ba’, disa persona kanë humbur jetën në zjarr, por numri i saktë i viktimave ende nuk dihet.

Zëdhënësja e Qendrës Klinike Universitare të Tuzlës, Ersija Ashçeriq Mujedinoviq, konfirmoi më herët se disa pacientë janë trajtuar për helmim nga monoksid karboni.

“Tre pacientë janë trajtuar në Klinën e Sëmundjeve të Brendshme për helmim me monoksid karboni, dy janë vendosur në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa një pacient aktualisht ndodhet në ambulancën e pritjes ku po kryhet trajtimi mjekësor”, tha Ashçeriq Mujedinoviq.

Ministria e Punëve të Brendshme e kantonit të Tuzlës u bëri thirrje qytetarëve që të mos afrohen pranë objektit, për të mundësuar qarkullimin dhe punën e ekipeve të emergjencës, si dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të policisë që kanë siguruar zonën rreth shtëpisë së pensionistëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın