BALLKANI

Bosnjë e Hercegovinë, autoriteti zgjedhor njëzëri ia heq mandatin Millorad Dodikut

Vendimi u mor në seancën e sotme në përputhje me Ligjin Zgjedhor të Bosnjë e Hercegovinës, i cili përcakton procedurën për përcaktimin e përfundimit të mandatit të zyrtarëve të zgjedhur në raste të tilla

Kemal Zorlak  | 06.08.2025 - Përdıtësım : 06.08.2025
Bosnjë e Hercegovinë, autoriteti zgjedhor njëzëri ia heq mandatin Millorad Dodikut

Sarajevë

Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës (CIK BiH) unanimisht miratoi vendimin për heqjen e mandatit të Millorad Dodikut nga posti i presidentit të Republikës Sërpska, pasi ai u dënua me një vit burg dhe një ndalim 6-vjeçar për të mbajtur poste politike, raporton Anadolu.

Vendimi u mor në seancën e sotme në përputhje me Ligjin Zgjedhor të Bosnjë e Hercegovinës, i cili përcakton procedurën për përcaktimin e përfundimit të mandatit të zyrtarëve të zgjedhur në raste të tilla.

Mbrojtja e Dodikut ka të drejtë të ankohet në Departamentin e Apelimit të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës, i cili shqyrton ankesat zgjedhore, ndërsa mandati i tij mbetet në fuqi deri në hyrjen në fuqi të vendimit të CIK-ut.

Pas skadimit të afatit të ankesës, vendimi do të bëhet ekzekutiv dhe CIK-u, në përputhje me ligjin, do të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska brenda 90 ditëve.

Më 1 gusht, Këshilli i Apelimit i Gjykatës së Bosnjës e Hercegovinës konfirmoi vendimin e shkallës së parë ndaj Dodikut, presidentit të Republikës Sërpska, me të cilin ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve politike për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në BeH, Christian Schmidt.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın