Bosnjë dhe Hercegovinë, natyra e fshehur tërheq turistë gjatë verës
Anadolu filmoi me dron dy prej vendeve më magjepsëse jugore të vendit: Parku Natyror Blidinje dhe Lumi Drezanka afër Mostarit.
Shkup
Perlat e fshehura natyrore në Bosnjë dhe Hercegovinë po tërheqin turistë vendas dhe ndërkombëtarë që kërkojnë të shpëtojnë nga turmat dhe të bashkohen me natyrën, raporton Anadolu.
Anadolu filmoi me dron dy prej vendeve më magjepsëse jugore të vendit: Parku Natyror Blidinje dhe Lumi Drezanka afër Mostarit.
I shpallur park natyror në vitin 1995, Blidinje ndodhet midis maleve Cvrsnica dhe Vran dhe përmban liqenin më të madh akullnajor të vendit. Liqeni Blidinje tërheq vizitorët me ajrin e tij të pastër malor dhe pamjet e qeta.

Parku është gjithashtu vendi i më shumë se 150 gurëve të varreve mesjetarë, të njohur si "stecci", të cilët janë shpallur monument kombëtar.
Është një destinacion popullor për alpinistët që synojnë të arrijnë Hajducka Vrata, një hark guri natyror që ofron pamje panoramike nga maja e Cvrsnicës.
Me interesin në rritje për destinacione më pak të njohura, gjithnjë e më shumë udhëtarët po zbulojnë bukurinë e peizazheve natyrore të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
