Bizoni, kafsha që tërhoqi vëmendjen e kosovarëve në rrjetet sociale
- Kafsha që zakonisht gjendet në zona më të largëta të Evropës, ngjalli shumë reagime dhe pikëpyetje për fatin e saj

Prishtinë
PRISHTINË (AA) - Një kafshë rrallë e parë nga syri i qytetarëve të Ballkanit është kapur nga syri dhe kamerat e telefonit afër kryeqytetit kosovar Prishtinë, për të tërhequr më pas vëmendjen e shumë qytetarëve, transmeton Anadolu.
Kafsha, e cila nuk jeton në Ballkan, u pa duke dalë në asfalt, në një nga rrugët e fshatit Prapashticë.
Kafsha që zakonisht gjendet në zona më të largëta të Evropës, ngjalli shumë reagime dhe pikëpyetje për fatin e saj.
Njohës së “botës së egër” në Kosovë, sikurse fotografi Arian Mavriqi, tha se kafsha nuk është se ka lindur dhe është rritur në trevat e Kosovës, por atë e solli një person nga vise të largëta, vetëm për shkak të pasionit për këtë specie.
Ndryshe, bizoni, i njohur si një prej kafshëve më të mëdha të egra në Evropë, ka qenë i zhdukur në shumë pjesë të kontinentit, por në vitet e fundit ka pasur përpjekje për shumimin e tij në natyrë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.