Bilal Sucubasi zgjidhet kryetar i Bordit Drejtues të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik
Sipas Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), me këtë emërim nis një fazë e re në zhvillimin e institucionit, e orientuar drejt avancimit të cilësisë së arsimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar
Shkup
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) e ka emëruar Bilal Sucubasin kryetar të ri të Bordit Drejtues, transmeton Anadolu.
Sipas Universitetit, me këtë emërim nis një fazë e re në zhvillimin e institucionit, e orientuar drejt avancimit të cilësisë së arsimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Vendimi u mor në mbledhjen vjetore të Bordit të Kujdestarëve të Fondacionit "USKUP" dhe Bordit Drejtues, e cila u mbajt më 7 shkurt 2026 në Stamboll.
Në këtë mbledhje u zgjodhën edhe përbërje të reja të Bordit Drejtues dhe Bordit Mbikëqyrës. Anëtarë të rinj të Bordit Drejtues të Universitetit janë edhe Ajdovan Ademoski, Eser Cevahir, Salih Murat, Murat Kirkan, Sulejman Karakus dhe Kenan Mazllami.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin shumëvjeçar, kryetari i deritanishëm Recep Suleyman Ozdil u emërua kryetar nderi.
"Me këtë vendim, Universiteti fiton një udhëheqje me vizion të fortë akademik, përvojë ndërkombëtare dhe lokale, si dhe me një përkushtim të qartë për avancimin e cilësisë në arsimin e lartë. Udhëheqja e re do të punojë në internacionalizimin e mëtejshëm, modernizimin e programeve mësimore dhe përmirësimin e standardit studentor", thuhet në njoftim.
Sucubasi ka një karrierë shumëdekadëshe në sektorin bankar, në arsim dhe në avancimin e komunitetit të biznesit lokal dhe rajonal. Nga viti 2017 deri në gusht 2025 ai e ka ushtruar edhe funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Halkbank AD Shkup. Më pas, ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i bankës së re Halk Katilim Bank në Turqi.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
