Betohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Shqipërisë, marrin zyrtarisht detyrën
"Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Me betimin para Presidentit të Republikës, ministrat e rinj marrin zyrtarisht detyrën", thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.
Tiranë
Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të Shqipërisë janë betuar para presidentit Bajram Begaj, duke marrë zyrtarisht detyrën, transmeton Anadolu.
Pas miratimit të dekreteve të emërimit të ministrave nga Kuvendi i Shqipërisë, sot u zhvillua ceremonia e betimit në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
"Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Me betimin para Presidentit të Republikës, ministrat e rinj marrin zyrtarisht detyrën", thuhet në njoftimin e Presidencës së Shqipërisë.
Albana Koçiu është emëruar në postin e zëvendëskryeministres, duke zëvendësuar Belinda Ballukun, e cila u shkarkua nga detyra, përfshirë dhe nga posti i ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Diplomati Ferit Hoxha është emëruar ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, post i mbajtur deri tani nga Elisa Spiropali.
Në postim e ministrit të Punëve të Brendshme është emëruar Besfort Lamallari, i cili ka mbajtur më parë postin e ministrit të Drejtësisë.
Në postin e ministrit të Drejtësisë është emëruar Toni Gogu dhe Erjona Ismaili është emëruar si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Enea Karakaçi është ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, ndërsa Ermal Nufi është emëruar ministër i Mbrojtjes, post që më parë është mbajtur nga Pirro Vengu.
Balluku, Spiropali dhe Vengu, nuk do të jenë më pjesë e kabinetit qeveritar.
Ndryshimet që u propozuan disa ditë më parë nga kryeministri dhe kryetari i partisë në pushtet, Partisë Socialiste, Edi Rama, u miratuan në Kuvend më 5 mars.
Ndryshimet në Qeverinë e Shqipërisë vijnë pas zhvillimeve të fundit për çështjen ndaj Ballukut, e cila është marrë e pandehur për veprën penale "shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike".
