Besimtarët muslimanë në vendet e rajonit falim namazin e Fitër Bajramit
Besimtarët muslimanë janë mbledhur nëpër sheshe dha xhami në kryeqytetet e vendeve të rajonit dhe qytetet e tjera, për t’u bërë pjesë e lutjeve dhe faljes së namazit të një ndër festave më të mëdha të fesë islame
Shkup/Tiranë/Prishtinë
Besimtarët muslimanë në Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Kosovë kanë falur namazin e Fitër Bajramit, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu.
Besimtarët muslimanë janë mbledhur nëpër sheshe dha xhami në kryeqytetet e vendeve të rajonit dhe qytetet e tjera, për t’u bërë pjesë e lutjeve dhe faljes së namazit të një ndër festave më të mëdha të fesë islame.
Në Maqedoninë e Veriut, programi qendror u mbajt në xhaminë Mustafë Pasha të Shkupit, ku për shkak të numrit të madh të besimtarëve të pranishëm, përveç hapësirës së brendshme u mbush me besimtarë edhe oborri i xhamisë.
Në programin e organizuar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, para namazin u kënduan ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake.
Programi qendror për faljen e namazit të Bajramit në Shqipëri është mbajtur në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve. Pjesë e programit në Tiranë ishin edhe leximi i Kuranit, ligjërata dhe hutbeja.