BALLKANI

Besimtarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut festojnë Ditën e “Ujit të Bekuar”

Në mesin e 140 kandidatëve që notuan në ujërat e ftohta të lumit Vardar për të kapur e kryqit, më me fat ishte Kristijan Nineski nga Shkupi, i cili për të dytin vit me radhë arriti ta kap kryqin

Abdula Berısha   | 19.01.2020
Besimtarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut festojnë Ditën e “Ujit të Bekuar” ( Abdula Berısha - Anadolu Agency )

Shkup

Me rastin e festës ortodokse “Uji i Bekuar”, në mesditë rreth 140 kandidatë u hodhën në ujërat e ftohta të lumit Vardar në manifestimin qendror të mbajtur në Shkup, në përpjekje për të kapur kryqin të hedhur nga kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut, kryepeshkopi Stefan, raporton Anadolu Agency (AA).

26-vjeçari Kristijan Nineski nga Shkupi ishte më me fat në mesin e kandidatëve dhe arriti që për të dytin vit me radhë të kapë kryqin. Duke uruar shëndet dhe lumturi për të gjithë, Nineski në deklaratë për mediat tha se viti i kaluar i ka sjellë gëzim në familjen e tij, pasi i ka lindë një djalë.

Ashtu si tradicionalisht, ceremonia e sivjetme e hedhjes së kryqit u ndoq nga mijëra qytetarë të Shkupit. Ceremoni të ngjashme janë mbajtur edhe në shumë vendbanime në Maqedoninë e Veriut.

Në ceremoninë qendrore në Shkup ishte i pranishëm edhe një delegacion qeveritar i udhëhequr nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Sipas besimit, ai që arrin të kapë kryqin do ta ndjek mirëqenia, shëndeti dhe fati gjatë gjithë vitit. Kjo festë lidhet me pagëzimin e Jezu Krishtit në ujërat e lumit Jordan nga Shën Jovani (Gjoni), i cili atëherë quhej Pagëzuesi.

Dita e hedhjes së kryqit – 19 janari, në pajtim me Ligjin për festa të Maqedonisë së Veriut, është ditë jopune për besimtarët ortodoksë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın