BALLKANI

BeH, qindra shoferë kamionësh në protestë për kushte më të mira

Drejtuesit e kamionëve u mblodhën në Sarajevë dhe kërkuan që proceset të dixhitalizohen dhe të gjendet zgjidhje për të reduktuar kohën e pritjes deri në 16 orë në kufi

Lejla Biogradlija  | 21.04.2025 - Përdıtësım : 22.04.2025
BeH, qindra shoferë kamionësh në protestë për kushte më të mira

Sarajevë

Në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, 543 shoferë kamionësh formuan një kolonë me kamionët e tyre pa rimorkiot për të kërkuar dixhitalizimin e procedurave burokratike dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufij, raporton Anadolu.

Duke organizuar një protestë në kryeqytet me sloganin "Mjaft më", shoferët kaluan para Kuvendit të Bosnjës e Hercegovinës dhe institucioneve publike në kolona me kamionët e tyre pa rimorkiot.

Më pas, duke folur në një konferencë për media të mbajtur në Kuvend, Velibor Peuliq nga Sindikata e Logjistikës së BeH-së tha se duan të informojnë qytetarët se nuk po marrin atë që meritojnë për shërbimet që i ofrojnë.

Ai tha se në këtë sektor punojnë 47 mijë persona ndërsa shtoi se problemi kryesor është kohëzgjatja e qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian (BE), që vlen edhe për kalimin transit të kamionëve.

Peuliq njoftoi se ata kërkuan takim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të BeH-së deri më 25 prill dhe se nëse nuk përmirësoheshin kushtet, do të organizojnë aksion për mbylljen e rrugëve më 28 prill.

Drejtuesit e kamionëve u mblodhën në Sarajevë dhe kërkuan që proceset të dixhitalizohen dhe të gjendet zgjidhje për të reduktuar kohën e pritjes deri në 16 orë në kufi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın