BALLKANI

BeH, përkujtohen 224 civilët që u ekzekutuan 33 vite më parë nga ushtarët serbë

Kryetari i Shoqatës së Kampeve të Përqendrimit të BeH-së, Seid Omeroviq tha se 224 civilë u qëlluan fillimisht në shpinë, pastaj u hodhën nga shkëmbinjtë dhe në fund mbi ta u hodhën bomba

Lejla Biogradlija, Elvır Hodzıc  | 21.08.2025 - Përdıtësım : 21.08.2025
BeH, përkujtohen 224 civilët që u ekzekutuan 33 vite më parë nga ushtarët serbë Foto: Elman Omic/AA

Vllashiq

Një ceremoni përkujtimore u mbajt për 224 civilët boshnjakë dhe kroatë që u vranë në shkëmbinjtë Koriçanske 33 vjet më parë gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), raporton Anadolu.

Në ceremoninë e mbajtur për 224 boshnjakët dhe kroatët që u ekzekutuan nga ushtarët serbë në shkëmbinjtë Koriçanske pas burgosjes në kampe përqendrimi gjatë luftës në BeH, morën pjesë të afërm të viktimave dhe zyrtarë.

Kryetari i Shoqatës së Kampeve të Përqendrimit të BeH-së, Seid Omeroviq deklaroi në ceremoni se 224 civilë u qëlluan fillimisht në shpinë, pastaj u hodhën nga shkëmbinjtë dhe në fund mbi ta u hodhën bomba.

Ai tha se ajo që ndodhi në BeH 33 vjet më parë ende po shihet në pjesë të ndryshme të botës sot.

Në ceremoni u bënë lutje dhe nga shkëmbinjtë 300 metra të lartë u hodhën 224 trëndafila.

Boshnjakët dhe kroatët e marrë nga kampi i përqendrimit Tërnopolje në Prijedor në qytetin e Travnikut u ekzekutuan nga trupat serbe në shkëmbinjtë Koriçanske më 21 gusht 1992.

Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë dënoi 11 persona me një total prej 200 vjetësh burg për masakrën në shkëmbinjtë Koriçanske.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.