BeH miraton në parim pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura në misionin paqeruajtës në Gaza
Me një vendim të miratuar njëzëri nga Presidenca e BeH-së, jepet "miratimi në parim për angazhimin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës në misionin e Forcave Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza"
Sarajevë
Bosnjë e Hercegovina (BeH) ka miratuar në parim pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Forcave të saj të Armatosura në misionin e ardhshëm paqeruajtës në Gaza, është konfirmuar për Anadolu nga Presidenca e BeH-së.
Me vendimin e miratuar njëzëri nga Presidenca e BeH-së, jepet "miratimi në parim për angazhimin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të BeH në misionin e Forcave Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza".
Ky vendim i jep kompetenca ministrit të mbrojtjes së BeH, Zukan Helez, që "në mënyrën e parashikuar të njoftojë kombin partner, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për gatishmërinë e BeH-së që të dërgojë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të BeH në misionin e Forcave Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza, pasi të përfundojë procedura ligjore për vendimin e dërgimit të kontingjentit të Forcave të Armatosura të BeH në Mision".
Presidenca me vendim ka ngarkuar ministrin e mbrojtjes që të kryejë procesin e nominimit për përfaqësuesin ushtarak të BeH-së në misionin e Forcave Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza dhe të dorëzojë Presidencës propozimin e vendimit për emërim.
Sipas informacionit që Anadolu ka siguruar, Këshilli i Ministrave është ngarkuar të dorëzojë Presidencës së BeH-së vlerësimin e arsyeshmërisë së pjesëmarrjes së pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të BeH në misionin në Gaza.
Dërgimi i ISF-së në Gaza parashikohet në fazën e dytë të marrëveshjes paqësore, iniciuar nga SHBA-ja dhe presidenti Donald Trump. Faza e parë, marrëveshja për armëpushim, hyri në fuqi në tetor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
