BALLKANI

Begaj takon komandantin e KFOR-it: Riafirmoj mbështetjen e plotë të Shqipërisë për misionin

"Shpreha vlerësimin për rolin thelbësor të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision", ka shkruar Begaj në rrjetet sociale

Fatjon Cuka  | 22.10.2025 - Përdıtësım : 22.10.2025
Begaj takon komandantin e KFOR-it: Riafirmoj mbështetjen e plotë të Shqipërisë për misionin   Burimi: Presidenca e Shqipërisë

Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në një takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, transmeton Anadolu.

Në një reagim në rrjete sociale në lidhje me takimin, Begaj ka shkruar se ka riafirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për KFOR-in.

"Shpreha vlerësimin për rolin thelbësor të KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke riafirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision", ka shkruar Begaj.

Ndërkohë, edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, priti në një takim zyrtar komandantin e KFOR-it.

Në një njoftim nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë thuhet se diskutimet u përqendruan në situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe në sfidat dhe kërcënimet që "mund të dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit në tërësi".

"Gjatë takimit, gjenerallejtënant Kingji e uroi gjeneralmajor Ulutaş për marrjen e mandatit të dytë në krye të KFOR-it, duke e vlerësuar këtë si një dëshmi të profesionalizmit, angazhimit dhe përkushtimit të tij për të realizuar detyrat dhe misionin për ruajtjen e paqes, për konsolidimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me autoritetet në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal", thuhet në njoftim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.