BALLKANI

Begaj dhe Spiropali urojnë kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha

Presidenti Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali kanë përcjellë mesazhet e urimit për kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha

Fatjon Cuka  | 26.08.2025 - Përdıtësım : 26.08.2025
Begaj dhe Spiropali urojnë kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha

Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali kanë përcjellë mesazhet e tyre të urimit për kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i cili u zgjodh në këtë post në seancën e ditës së sotme, transmeton Anadolu.

Në mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Begaj shkruan: "Urime, Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj".

Kryetarja e Kuvendit të Shqipëri, Elisa Spiropali, ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen në postin e kryeparlamentarit të Kosovës.

"Urime e sukses kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve", thuhet në mesazhin e Spiropalit, publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në mesazhin e saj thuhet se "Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon."

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është emëruar kryetar i Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari i ri i Kosovës mori 73 vota pro, ndërsa kundër ishin 30 deputetë dhe tre abstenime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.