BALLKANI

Begaj dhe Osmani takohen me Trumpin: Miqësia me SHBA-në, lidhje e pathyeshme

Begaj dhe Osmani ndodhen në SHBA në kuadër të punimeve të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Shpetim Hiseni  | 27.09.2025 - Përdıtësım : 27.09.2025
Begaj dhe Osmani takohen me Trumpin: Miqësia me SHBA-në, lidhje e pathyeshme Foto: Bajram Begaj/X

Shkup

Presidenti Shqipërisë, Bajram Begaj, së bashku Zonjën e Parë, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me Zotëriun e Parë, kanë marrë pjesë në një pritje të organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, transmeton Anadolu.

Begaj dhe Osmani ndodhen në SHBA në kuadër të punimeve të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti Begaj, së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, dhe Zonja e Parë e SHBA-së, Melanie Trump.

Begaj u shpreh në një postim në rrjetet sociale se miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme.

“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkroi Begaj.

Veçmas, presidentja kosovare Osmani është pritur së bashku me bashkëshortin Prindo Sadriu, ndër më pas, ajo ka thënë se takimi protokollar u shndërrua në një bisedë shumë përmbajtësore.

“Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe”, ka shkruar Osmani në rrjetin social amerikan Facebook.

Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, ka thënë Osmani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın