BE-ja po përgatitet të përfshijë vendet e Ballkanit në zonën e saj të roaming-ut
Komisioni Evropian njoftoi se Këshillit Evropian i është paraqitur kërkesa për autorizim për të negociuar përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën e roaming-ut të BE-së
Bruksel
Bashkimi Evropian (BE) planifikon të përfshijë Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në zonën e roaming-ut të BE-së, ku operatorët e telefonisë celulare nuk u faturojnë tarifa rooming abonentëve nga shtetet e tjera anëtare, transmeton Anadolu.
Komisioni Evropian njoftoi se Këshillit Evropian i është paraqitur kërkesa për autorizim për të negociuar përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën e roaming-ut të BE-së.
Në deklaratë thuhet se nëse Këshilli Evropian e pranon propozimin, Komisioni do të negociojë marrëveshje dypalëshe me Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
Ndër të tjera deklarata thekson se nëse këto marrëveshje përfundohen me sukses, Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e zonës së roaming-ut të BE-së dhe se sapo të arrihet përputhshmëria e plotë me rregullat e roaming-ut të BE-së, njerëzit që udhëtojnë midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit do të jenë në gjendje të bëjnë thirrje, të dërgojnë mesazhe me tekst dhe të përdorin të dhëna celulare pa paguar tarifa roaming.
Rregullorja që u lejon operatorëve të telefonisë celulare të përjashtojnë abonentët nga tarifat e roaming-ut në BE hyri në fuqi në vitin 2017.
Kështu, përdoruesit që janë abonentë të një operatori të telefonisë celulare në çdo vend të BE-së mund të fillojnë të përdorin tarifën dhe kontratën e operatorit të tyre për thirrje, mesazhe dhe paketa të dhënash pa paguar tarifa shtesë kur udhëtojnë në vende të tjera të BE-së.
Zona e roaming-ut në BE përfshiu edhe Ukrainën në fillim të vitit 2026.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
