BALLKANI

BE-ja ofron paketë të re prej 171 milionë eurosh për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe BeH-në

Sipas një njoftimi nga KE-ja, paketa e re e mbështetjes përfshin një paketë kontributesh investimi nga burime të ndryshme financimi të BE-së për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, BeH, ndërkohë Kosova nuk është përfshirë

Fatjon Cuka  | 27.01.2026 - Përdıtësım : 27.01.2026
BE-ja ofron paketë të re prej 171 milionë eurosh për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe BeH-në

Tiranë

Komisioni Evropian (KE) ka bërë të ditur se ofron një paketë mbështetjeje prej 171 milionë eurosh për infrastrukturën dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të publikuar nga KE-ja, mbështetja e re përfshin një paketë kontributesh investimi nga burime të ndryshme financimi të Bashkimit Evropian (BE) për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën, ndërkohë Kosova nuk është përfshirë.

Gjithashtu thuhet se paketa e financimit përfshin projekte investimi dhe asistence teknike të miratuara sot, duke përforcuar angazhimin e BE-së për rritje të qëndrueshme dhe lidhshmëri rajonale në Ballkanin Perëndimor.

"Projektet kryesore përfshijnë: zbatimin e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri; përmirësimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut; ndërtimin dhe rinovimin me efikasitet energjetik të objekteve arsimore në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi; elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë në Shqipëri; dhe projektin e ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza në Bosnjë e Hercegovinë. Këto projekte do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor së bashku me institucionet financiare ndërkombëtare", thuhet nga KE.

Gjithashtu përmendet edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku theksohet se synon të integrojë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Tregun e Përbashkët të BE-së, të sjellë përparim për bashkëpunimin ekonomik rajonal, të thellojë reformat që lidhen me BE-në dhe të rrisë ndihmën financiare për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me BE-në.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.