BALLKANI

Banorët e Gazës pranuan ndihmat humanitare të dërguara nga Kosova

“Dërgesa jonë në vlerë prej 500 mijë euro përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë”, njoftoi ministrja Gërvalla

Agim Sulaj  | 14.12.2025 - Përdıtësım : 14.12.2025
Banorët e Gazës pranuan ndihmat humanitare të dërguara nga Kosova Foto: Donika Gervalla/FB

Prishtinë

Banorët e Gazës kanë pranuar ndihmat humanitare të ndara nga Qeveria e Kosovës për ta dhe menjëherë ka nisur shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë, transmeton Anadolu.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes rrjeteve sociale njoftoi se pasditen e djeshme autoritetet kosovare morën konfirmim se ndihmat humanitare arritën në Gaza dhe u shpërndanë tek popullata përmes partnerëve humanitarë në terren.

“Dërgesa jonë në vlerë prej 500 mijë euro përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë. E dimë që asgjë nuk e zëvendëson humbjen dhe dhimbjen atje. Por shpresojmë që kjo ndihmë modeste t’u japë sadopak mbështetje e lehtësim familjeve, sidomos fëmijëve dhe të moshuarve, në ditë kur edhe gjërat më bazike mungojnë”, shkroi Gërvalla.

Ajo falënderoi duke shprehur mirënjohjen e sinqertë për Turqinë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për "bashkëpunimin dhe mbështetjen që e bënë të mundur këtë operacion humanitar”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın