BALLKANI

Autoritetet serbe lirojnë ish-policin e Kosovës, Arbnor Spahiu

“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira”, shkroi familjari i ish-policit kosovar

Agim Sulaj  | 22.11.2025 - Përdıtësım : 22.11.2025
Autoritetet serbe lirojnë ish-policin e Kosovës, Arbnor Spahiu

Prishtinë

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar, kanë bërë të ditur familjarë të ish-policit, transmeton Anadolu.

Familjari Shkëlzen Spahiu ka shkruar në rrjetet sociale se ish-polici Spahiu ka hyrë në Kosovë gjatë mbrëmjes së të premtes.

“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, ka shkruar ai.

Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe u akuzua për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Gjatë kohës kur Spahiu ishte ne paraburgim në Serbi, në Prishtinë ishin mbajtur protesta paqësore me kërkesë lirimin e tij.

Lirimin e Spahiut e kishte kërkuar edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në fjalimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın