Turqia, BALLKANI

Autoblinda turke ‘Vuran 4x4‘ do të eksportohet për herë të parë në Kosovë

Autoblinda me mortajë Vuran 4x4 e zhvilluar me bashkëpunimin e kompanive të industrisë turke të mbrojtjes do të eksportohet për herë të parë në Kosovë

01.07.2021 - Përdıtësım : 02.07.2021
Autoblinda turke ‘Vuran 4x4‘ do të eksportohet për herë të parë në Kosovë

Ankara

GÖKSEL YILDIRIM

Autoblinda me mortajë Vuran 4x4 e zhvilluar me bashkëpunimin e kompanive të industrisë turke të mbrojtjes do të eksportohet për herë të parë në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë, mësohet se Vuran 4x4 është prodhuar nga BMC një prej prodhuesve të Turqisë për mjetet tokësore të blinduara. Automjeti i blinduar i cili mund të përdoret me shumë qëllime, prej një kohe ndodhet në inventarin e forcave turke të sigurisë.

Për Vuran 4x4 janë zhvilluar konfigurime të ndryshme për t'u përdorur sipas nevojave dhe aftësive operacionale të Forcave të Armatosura të Turqisë. Në kuadër të kësaj autoblinde me mortajë Vuran 4x4 i zhvilluar nga BMC dhe ASELSAN është vendosur në përdorim të forcave të sigurisë.

Autoblinda Vuran 4x4 u shfaq duke u shndërruar në produkt nga inxhinierët turq të cilët bashkuan dinamikat e përvojës luftarake të Forcave të Armatosura Turke dhe vizionin e industrisë turke të mbrojtjes. Me referencën e Forcave të Armatosura Turke, Vuran 4x4 ka ngjallur një interes edhe jashtë vendit.

Lajmi për eksportimin e parë të Vuran 4x4 ka ardhur nga Kosova. BMC e cila i ka shtuar një risi eksportit që ka kryer kohët e fundit drejt Ballkanit, realizoi shitjen e parë jashtë vendit të Vuran 4x4 në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.

Në fazën e parë do të prodhohen dhe dorëzohen 2 mjete Vuran 4x4. Prodhimi i mjeteve do të bëhet në partneritet mes BMC dhe ASELSAN.

Në mjet do të vihet në përdorim sistemi i mortajës 120 milimetra Alkar i kompanisë ASELSAN. Ky sistem i cili cilësohet si "bajoneta e re e ushtarëve turq", me lëvizshmërinë dhe aftësinë e lartë të mbijetesës mund të kryejë detyra në kushte të vështira klimatike dhe gjeografike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.