Ardita Sinani emërohet këshilltare politike e kryeministrit Kurti për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Zyra e Kryeministrit njofton se emërimi i Sinanit si këshilltare e kryeministrit Kurti përbën hapin e parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj Sinani

Prishtinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar politikanen nga Lugina e Preshevës, Ardita Sinani, në pozitën e këshilltares politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra e Kryeministrit të Kosovës njofton se emërimi i Sinanit si këshilltare e kryeministrit Kurti përbën hapin e parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj Sinani.
“Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”, njofton Zyra e Kryeministrit.
Qeveria e Kosovës ka ndarë ndihma financiare disa herë për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në territorin e Serbisë.
Këtë muaj, qeveria ndau buxhet prej 255 mijë eurove për sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për mbi 4 mijë nxënës nga klasa e parë deri në klasën e tetë, të cilët jetojnë në Luginën e Preshevës.
Sinani, nënkryetarja e Partisë për Veprim Demokratik, është e para grua politikane në Luginën e Preshevës dhe ka qenë po ashtu edhe kryetare e Preshevës.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.