Kulturë, BALLKANI

Ambasada e Turqisë në Tiranë organizon “mëngjesin turk”

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se dëshironin të prezantonim stilin e mëngjesit turk, pasi sot është Dita Botërore e Mëngjesit

Fatjon Cuka  | 05.06.2022 - Përdıtësım : 06.06.2022
Ambasada e Turqisë në Tiranë organizon “mëngjesin turk” Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Nën kujdesin e Ambasadës së Turqisë në Tiranë është organizuar "mëngjesi turk", me rastin e Ditës Botërore të Mëngjesit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e një hoteli në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, bashkëshortja e ambasadorit turk, Ayşegül Erdal Yörük, përfaqësues të institucioneve të tjera turke në Shqipëri, përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe zyrtarë të tjerë.

Në një fjalë përshëndetëse, ambasadori Yörük tha se dëshironin të prezantonin stilin e mëngjesit turk, pasi sot është Dita Botërore e Mëngjesit.

"Sipas traditës, ne turqit shijojmë një mëngjes të plotë kur nisim ditën. Veçanërisht të dielave ne shtojmë specialitete të tjera për të pasuruar tryezat e mëngjesit, prandaj sot, këtë mëngjes ne jemi shumë të lumtur t'ju prezantojmë disa specialitete nga Turqia", u shpreh ambasadori Yörük.

Ai tha se në mëngjesin e sotëm janë lloje të ndryshme të djathit turk, nga pjesë të ndryshme të Turqisë, ëmbëlsira dhe mjaltë, simite dhe çaj turk.

Të pranishmit më pas shijuan gatime tradicionale turke, të përgatitura posaçërisht për "mëngjesin turk", ku disa prej tyre u përgatitën edhe gjatë aktivitetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
;
Bu haberi paylaşın