Kulturë, BALLKANI

Ambasada e Turqisë në Tiranë organizon aktivitet për “Javën e Kuzhinës Turke”

Ambasada e Turqisë në Tiranë ka organizuar aktivitetin në formën e një workshopi për përgatitjen e ravioli turke, ku pjesë e tij ishin përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri dhe nxënës të shkollave të ndryshme profesionale në vend

Fatjon Cuka  | 26.05.2022 - Përdıtësım : 27.05.2022
Ambasada e Turqisë në Tiranë organizon aktivitet për “Javën e Kuzhinës Turke”

Tiranë

Në kuadër të “Javës së Kuzhinës Turke”, Ambasada e Turqisë në Tiranë ka organizuar aktivitetin në formën e një workshopi për përgatitjen e ravioli turke (mantı), ku pjesë e tij ishin përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri dhe nxënës të shkollave të ndryshme profesionale në vend, transmeton Anadolu Agency(AA).

Në aktivitetin e organizuar në ambientet e një hoteli në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, bashkëshortja e ambasadorit turk, Ayşegül Erdal Yörük, ambasadorja e Palestinës në Shqipëri, Hana A. S. Shawa, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan, drejtori i Institutit "Yunus Emre" - Tiranë, Ömer Osman Demirbaş dhe drejtori i Instituti "Yunus Emre" - Shkodër, Zafer Kıyıcı.

Gjatë workshopit, shefja e kuzhinës nga Turqia, Hülya Çelik, shpjegoi për të pranishmit mënyrat e përgatitjes dhe përbërësit e ravioli turke.

Ermela Mataj, nxënëse në shkollën e mesme profesionale publike “Hamdi Bushati” Shkodër, ishte pjesë e workshopit, e cila për AA tha se dëshiron të njihet nga afër me kulturën dhe gatimet turke.

"Unë kam një interes për gatimet turke, sepse prej televizorit që kam pa më kanë pëlqyer shumë. Këtu erdha që t’i shikoj më nga afër hapat e zhvillimit të gatimit turk. Unë kam një interes për ëmbëlsirat, pasi jam vetë që merrem me ëmbëlsirat", tha Mataj.

Ajo u shpreh se wokshopi do të vlejë për të shumë për arsye se mësojnë gjëra të reja.

Devislon Ropaj ishte një tjetër nxënës i kësaj shkolle që ishte në workshop, i cili për AA u shpreh se ka dëshirë të njihet më shumë me kuzhinën turke, recetat turke dhe mbi të gjitha ëmbëlsirat.

"Mendoj se do të më vlejë shumë sepse kuzhina është pasion dhe sa më shumë eksperienca të marrim nga trajnimet aq më e dobishme është", tha ai.

Duke u nisur nga libri “Kuzhina turke me receta shekullore”, nën përkujdesjen e Presidencës së Turqisë dhe udhëheqjen e Zonjës së Parë të Turqisë, Emine Erdoğan, nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, në datat 21-27 maj 2022 organizohet "Java e Kuzhinës Turke", ku përfaqësitë diplomatike të Turqisë organizojnë aktivitete në shumë vende të botës.

Në kuadër të aktiviteteve në Tiranë është prezantuar kuzhina tradicionale turke, si dhe elementë të kulturës turke, me pjesëmarrjen edhe të mastershefes së njohur turke, Ebru Baybara Demir.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın