BALLKANI

Ambasada e SHBA-së paralajmëron për kërcënime të mundshme në Shqipëri nga grupe të lidhura me Iranin

Ambasada amerikane tha se objektiva të mundshëm nga grupet e lidhura me Iranin mund të jenë edhe vende publike të frekuentuara gjerësisht, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante

Abdulbesar Ademi  | 01.04.2026 - Përdıtësım : 01.04.2026
Ambasada e SHBA-së paralajmëron për kërcënime të mundshme në Shqipëri nga grupe të lidhura me Iranin Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për sigurinë, duke theksuar se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-në ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri, transmeton Anadolu

Ambasada amerikane tha se objektiva të mundshëm nga grupet e lidhura me Iranin mund të jenë edhe vende publike të frekuentuara gjerësisht, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Ambasada u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Paralajmërimi vjen në një kohë tensionesh të rritura në rajonin e Lindjes së Mesme, ku SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer sulme ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke çuar në hakmarrjen e Teheranit me dronë dhe raketa që shënjestrojnë Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.