Politikë, BALLKANI

Albin Kurti nominohet kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit

“Do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim e do të qeverisim me nder e përulësi”, tha Kurti pas nominimit të tij zyrtar

Agim Sulaj  | 26.11.2025 - Përdıtësım : 27.11.2025
Albin Kurti nominohet kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar sërish kryetarin e saj, Albin Kurtin, si kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, transmeton Anadolu.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e 61-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

“Qytetarë të Republikës, mërgatë e dashur, anëtarë e aktivistë të Lëvizjes sonë, jam i nderuar për nominimin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Do t’ju shërbej me punë dhe përkushtim e do të qeverisim me nder e përulësi”, shkroi Kurti në rrjetet sociale pas nominimit të tij zyrtar.

Nominimin e Kurtit në Këshillin e partisë e shpalli kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili e cilësoi Kurtin si “kryeministrin më të suksesshëm” dhe “më të votuarin në historinë e demokracisë parlamentare”.

Konjufca akuzoi partitë opozitare se po synojnë “bllokimin e shtetit” për të dobësuar Qeverinë Kurti.

Pas nominimit, Kurti deklaroi se vendi po shkon në zgjedhje jo për fajin e tij, por për shkak të refuzimit të partive të tjera për bashkëpunim, derisa shtoi se nuk pranon marrëveshje të bazuara në ndarje të bordeve apo posteve, duke i quajtur të tilla “pazare të paligjshme”.

Kurtit theksoi se qeverisja e tij është ballafaquar me kriza globale dhe me tensionet në veri, duke akuzuar aparatin shtetëror të Serbisë për destabilizim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.