Aksident trafiku në Bullgari, 6 emigrantë humbin jetën dhe 4 të tjerë plagosen
Automjeti me targa rumune, që drejtohej nga një shtetas rumun, mbante 10 emigrantë, më shumë se dyfishi i lejuar i kapacitetit të lejuar
Istanbul
Gjashtë emigrantë kanë humbur jetën dhe tre të tjerë, së bashku me shoferin, janë plagosur në një aksident trafiku mbrëmë në Burgas të Bullgarisë, transmeton Anadolu.
Siç raporton Agjencia Bullgare e Lajmeve (BTA), automjeti me targa rumune, që drejtohej nga një shtetas rumun, mbante 10 emigrantë, më shumë se dyfishi i lejuar i kapacitetit të lejuar.
Policia tha se emigrantët që ishin në automjet kishin hyrë në Bullgari në rrugët ilegale.
Bazuar në informacionet paraprake, emigrantët e mbijetuar besohet se janë nga Afganistani.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
