Akil Gjakova dhe Liparteliani Eteri fitues të medaljeve të arta në kampionatin evropian të xhudos në Prishtinë
Vendin e parë në kategorinë e meshkujve e mori xhudisti kosovar Akil Gjakova i cili mundi me "wazari" xhudistin italian Manuel Lombardo

Prishtinë
Është mbyllur Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos në Prishtinë (European Judo Championships Open Prishtina 2023) në kategorinë deri në 73 kilogram për meshkuj dhe deri në 57 kilogram për femra, raporton Anadolu.
Vendin e parë në kategorinë e meshkujve e mori xhudisti kosovar Akil Gjakova i cili mundi me "wazari" xhudistin italian Manuel Lombardo.
Ndërkaq, në kategorinë e femrave vendin e parë e mori xhudistja gjeorgjiane Liparteliani Eteri, ndërsa vendin e dytë xhudistja izraelite Nelson Levy Timna.
Medaljen e bronztë tek meshkujt e fitoi xhudisti kosovar Dardan Cena dhe gjithashtu xhudisti nga Azejberxhani, Hidayat Heydarov.
Te femrat, medaljen e bronztë e fituan dy xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.
Fituesit u shpërblyen me nga 55 mijë euro, finalistët me nga 35 mijë euro, vendet e treta me nga 20 mijë euro, kurse xhudistët e vendit të pestë me nga 10 mijë euro me një fond shpërblimesh të ndarë gjithsej për këtë kampionat prej 300 mijë eurove.
Në këtë garë sportive, e cila ishte më e madhja e xhudos e mbajtur ndonjëherë në Kosovë, morën pjesë 26 shtete pjesëmarrëse me mbi 40 xhudistë elitarë, nga të cilët 25 meshkuj dhe 15 femra.
Në kategorinë e meshkujve nga Kosova garuan gjithsej katër xhudistë, Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë e meshkujve, ndërsa nga kategoria e femrave Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Garat finale, përpos që u ndoqën direkt nga qindra qytetarë, pjesëmarrës ishin edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, krerë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues politikë dhe ambasadorë të vendeve të huaja në Kosovë.
Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, "European Championships Open" u organizua në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.