BALLKANI

Agjencitë e lajmeve të aleancës ABNA-SE takohen në Kosovë

Në pritjen e organizuar në Muzeun Kombëtar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, Anadolu Agency (AA) u përfaqësua nga zv/drejtori i përgjithshëm dhe kryeredaktori Yusuf Özhan dhe nga anëtari i bordit drejtues Doç. Dr. Yusuf Özkır

Eren Beksaç  | 17.09.2021 - Përdıtësım : 17.09.2021
Agjencitë e lajmeve të aleancës ABNA-SE takohen në Kosovë ( Eren Beksaç - Anadolu Agency )

Prishtinë

Në Kosovë u mbajt një ceremoni me rastin e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme dhe Konferencës së 29-të të Aleancës së Agjencive të Lajmeve në Ballkan dhe Evropën Juglindore (ABNA-SE), e cila do të zhvillohet nën organizimin e Agjencisë së lajmeve KosovaPress, raporton Anadolu Agency (AA).

Në pritjen e organizuar dje në Muzeun Kombëtar në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, Anadolu Agency (AA) u përfaqësua nga zv/drejtori i përgjithshëm dhe kryeredaktori Yusuf Özhan dhe nga anëtari i bordit drejtues Doç. Dr. Yusuf Özkır.

Ish-drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATA) dhe presidentja në largim e ABNA-SE, Armela Krasniqi, në një fjalim që mbajti në ceremoni vuri theksin mbi përgjegjësinë në rritje të medias në periudhën e pandemisë.

Krasniqi theksoi se për shkak të pandemisë COVID-19, organizatat mediatike si kurrë më parë duhet tregojnë kujdes ndaj transmetimeve të tyre.

"Që në ditën e parë të pandemisë liria e medias është përballur me vështirësi të mëdha. Kërkesa për të lajmëruar këtë situatë jashtëzakonisht të jashtëzakonshme u rrit dhe populli i mbyllur në shtëpi ishte i etur për informacione. Ishte një vit i vështirë, shikuam që i gjithë opinioni u interesua më shumë me lajmet", deklaroi Krasniqi.

Ndërsa përfaqësuesi i KosovaPress, Skender Krasniqi, theksoi se synojnë të anëtarësohen në Shoqatën e Agjencive Evropiane të Lajmeve.

"Teksa pandemia ka shkaktuar pasoja të mëdha në të gjitha sferat e jetës dhe biznesit, duket se në fushën e medias në të ardhmen do të na drejtojë në rrugë dhe mënyra që do të veprojmë ndryshe nga ato të mëparshmet", tha Krasniqi.

Në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme, zv/drejtori i përgjithshëm i AA-së, Yusuf Özhan, do të prezantojë logon dhe uebfaqen e re të shoqatës që është projektuar nga AA.

Në aktivitetin i cili do të zhvillohet mes datave 16-19 shtator, do të mbahet edhe konferenca me temë "Agjencitë e medias dhe lajmeve në periudhën pas COVID-19".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.