BALLKANI

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi qëndrim refuzues ndaj Osmanit, por kërkojmë konsensus

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shpreh se LDK-ja nuk ka qëndrime refuzuese ndaj askujt, "e aq më pak ndaj zonjës Osmani", por specifikoi se deri më tani nuk u është prezantuar asnjë emër zyrtar për të cilin u janë kërkuar nënshkrimet

Agim Sulaj  | 02.03.2026 - Përdıtësım : 02.03.2026
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk kemi qëndrim refuzues ndaj Osmanit, por kërkojmë konsensus

Prishtinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, transmeton Anadolu.

Ai theksoi se LDK-ja mbetet e hapur për diskutim dhe nuk ka vënë veton ndaj asnjë kandidati, përfshirë Vjosa Osmanin.

Abdixhiku u shpreh se LDK-ja nuk ka qëndrime refuzuese ndaj askujt, "e aq më pak ndaj zonjës Osmani", por specifikoi se deri më tani nuk u është prezantuar asnjë emër zyrtar për të cilin u janë kërkuar nënshkrimet.

Sipas kreut të LDK-së, kryeministri Kurti ka kërkuar sigurimin e 85 votave pa ofruar një parakusht apo marrëveshje paraprake politike.

Abdixhiku paralajmëroi se zgjedhja e presidentit përmes "garës" dhe jo konsensusit mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja, veçanërisht nëse Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje nuk gjejnë gjuhë të përbashkët.

Ai nënvizoi se me 15 deputetët që ka në Kuvend, LDK-ja nuk mund të nominojë apo të caktojë emra, por kërkon që uniteti popullor të reflektohet në procesin e përzgjedhjes.

"Le ta provojnë garën, por LDK-ja sugjeron që ta provojnë konsensusin para garës. Ne nuk kemi thënë asnjëherë që kemi apo nuk kemi votë për Vjosa Osmanin," deklaroi Abdixhiku.

Pas këtij takimi, Abdixhiku pritet t'i drejtohet Grupit Parlamentar të LDK-së për të raportuar mbi diskutimet me kryeministrin dhe për të koordinuar hapat e mëtutjeshëm të partisë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın