BALLKANI

"AA shihet si ura lidhëse midis Turqisë dhe vendeve të Ballkanit"

Asambleja e 28-të Përgjithshme Aleancës së Agjencive të Lajmeve në Ballkan dhe Evropën Juglindore (ABNA-SE) ka mbledhur në Tiranë zyrtarë dhe përfaqësues të agjencive ndërkombëtare të lajmeve nga vende të ndryshme

Fatjon Cuka  | 23.11.2019 - Përdıtësım : 24.11.2019
"AA shihet si ura lidhëse midis Turqisë dhe vendeve të Ballkanit" ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

Asambleja e 28-të Përgjithshme Aleancës së Agjencive të Lajmeve në Ballkan dhe Evropën Juglindore (ABNA-SE) dhe konferenca me temë "Media dhe Turizmi-Idetë dhe zgjidhjet”, e organizuar në kuadër të asamblesë, ka mbledhur në Tiranë zyrtarë dhe përfaqësues të agjencive ndërkombëtare të lajmeve nga vende të ndryshme.

Anadolu Agency (AA) i ka dorëzuar Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATA) kryesimin e radhës të ABNA-SE. AA u përfaqësua nga Kryeredaktori i Përgjithshëm dhe Zëvendësdrejtori Metin Mutanoğlu, drejtori i Operacioneve Ndërkombëtare, Mücahit Muhammed Soykan, dhe editori përgjegjës i servisit në gjuhën shqipe dhe maqedonase, Adnan Idriz.

Mutanoğlu në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme drejtuar përfaqësuesve të agjencive anëtare të ABNA-SE, duke tërhequr vëmendjen se një grup ushtarësh tradhtarë kanë martirizuar 251 shtetas më 15 korrik, theksoi se organizata terroriste FETO ende vazhdon efektin e saj në disa shtete ballkanike.

Ai paralajmëroi anëtarët e ABNA-SE në lidhje me FETO-n.

"Presim ndjeshmëri nga to në këtë pikë”, tha Mutanoğlu. 

Mutanoğlu, më tej gjatë panelit të konferencës, tha se turizmi ka nevojë për të gjitha mjetet e komunikimit, duke tërhequr vëmendjen e përcjelljes së mesazhit për qytetarët, dhe theksoi se AA ka raportuar në rajon bazuar në parimin e vëllazërisë pa bërë dallime ndërmjet pakicave dhe prejardhjeve të ndryshme etnike dhe fetare. 

Ai tregoi se janë të vetëdijshëm për rolin e tyre si një agjenci ndërkombëtare e Turqisë, duke treguar se synojnë të pasqyrojnë pasuritë turistike dhe kulturore të Turqisë me lajmet që i publikojnë në 13 gjuhë.

"AA vetëm nga Shqipëria ka furnizuar Turqinë me të paktën 50 lajme në muaj. Ky numër nga i gjithë rajoni shkon deri në 200. AA shihet si ura lidhëse midis Turqisë dhe vendeve të Ballkanit. Jemi duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm për përcjelljen e mesazhit të Turqisë tek Ballkani, në të njëjtën kohë edhe anasjelltas. Teksa promovojmë aktivitetet kulturore, turistike dhe historike në Turqi për njerëzit e rajonit, ne gjithashtu promovojmë aktivitetet e tyre kulturore, turistike dhe historike në Turqi dhe në mbarë botën. Ne gjithashtu promovojmë prejardhjen kulturore dhe historike të qyteteve në rajon", theksoi Mutanoğlu

Ai u shpreh se aktivitetet e AA-së vlerësohen nga zyrtarët e lartë të vendeve të rajonit ku kjo agjenci ka zyra, si në Tiranë, Shkup, Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Podgoricë, Sofje dhe shumë qytete të tjera të rajonit.

Ai prezantoi librat “Turqia nga qielli” dhe “Thesaret kulturore të Turqisë”, duke theksuar se të njëjtat punime mund t’i realizojnë në shtetet e Ballkanit duke përdorur filmime me dron.

Mutanoğlu njoftoi se AA ka dizajnuar një uebfaqe të re për ABNA-SE. 

Në hapje të aktivitetit ishte e pranishme edhe zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes i Shqipërisë, Eduard Shalsi, dhe përfaqësues të agjencive të lajmeve nga vendet e Evropës Juglindore.

Ndërkaq, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATA), Armela Krasniqi, në fjalën e saj në hapje të konferencës tha se në Shqipëri janë të fokusuar shumë në sektorin e turizmit, i cili, sipas saj, është një nga sektorët me potencialet më të mëdha.

"Në këtë asamble të përgjithshme të ABNA-SE do të diskutojmë për rezervimin online, që është një iniciativë fantastike për gjithë rajonin dhe Evropën Juglindore dhe Ballkanin. Kemi në fokus monumentet e trashëgimisë kulturore. Do të ndajmë mendime të dobishme për kuzhinën apo vendet ku turizmi po rritet me hapa të shpejtë në disa vende", tha Krasniqi. 

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, duke vlerësuar edhe rolin e agjencive të huaja për promovimin e Shqipërisë, tha se ligji për turizmin ofron një mundësi shumë të mirë për të investuar në turizëm në Shqipëri.

"Klima është shumë e favorshme dhe ka një treg atraktiv në rritje dhe njerëzit kërkojnë të eksplorojnë dhe vizitojnë Shqipërinë. Një element shumë i rëndësishëm është popullsia, kemi një popullsi të re", theksoi Hysi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın