1 i vdekur dhe 8 të plagosur nga zjarret në Shqipëri, evakuohen disa fshatra
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili vizitoi sot Gramshin, njoftoi se janë evakuuar 200 persona. Ai gjithashtu tha se deri tani janë evidentuar 37 vatra zjarri, prej të cilave 30 mbeten aktive

Tiranë
Një valë e rrezikshme zjarresh ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe tetë të plagosur, si dhe duke detyruar evakuimin e disa fshatrave në Gramsh, transmeton Anadolu.
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se në shtatë fshatra të Gramshit, respektivisht fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas, Spanesh dhe Kazie, po vijojnë operacionet e evakuimit pasi zona është pushtuar nga flakët dhe tymi i dendur.
🔥Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili vizitoi sot Gramshin, njoftoi se janë evakuuar 200 persona. Ai gjithashtu tha se deri tani janë evidentuar 37 vatra zjarri, prej të cilave 30 mbeten aktive.
🔗 https://t.co/19DLLPVkpd pic.twitter.com/i97hWFD2Qh
Personi që humbi jetën ishte një i moshuar në fshatin Kullollas të Gramshit. Autoritetet akoma po kërkojnë një person të zhdukur, që dyshohet se ka qenë i bllokuar brenda teqes së Shemberdhenjes, e cila gjithashtu është djegur.
Siç raportojnë mediat, në fshatin Bulçar një grua dhe dy fëmijë janë bllokuar në një fermë dhe presin ndërhyrjen e forcave të shpëtimit.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili vizitoi sot Gramshin, njoftoi se janë evakuuar 200 persona. Ai në rrjetet sociale tha se deri tani janë evidentuar 37 vatra zjarri, prej të cilave 30 mbeten aktive.
Vengu gjithashtu konfirmoi për viktimën në Kullollas të Gramshit.
Duke njoftuar rreth situatës me zjarret në mbarë territorin e vendit, Vengu tha se në operim janë pesë helikopter 'Black Hawk' nga Shqipëria, Emiratet e Bashkuara, Çekia dhe Sllovakia, si dhe avionë 'PZL' nga Greqia
“Thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me ekipet e emergjencës, të shmangin zonat e prekura dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re”, theksoi ministri shqiptar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.