BALLKANI

“Ushtarët turq të KFOR-it luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë e Kosovës”

Ministri Damka u takua me pjesëtarë të KFOR-it në kazermë dhe mori informacione për punën e komandove turq që erdhën në Kosovë si njësi rezervë, ndërsa po ashtu ekzaminoi nga afër pajisjet e tyre

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 13.05.2024 - Përdıtësım : 14.05.2024
“Ushtarët turq të KFOR-it luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë e Kosovës” Foto: Eren Beksaç/AA

Prizren

Ministri i Zhvillimit Rajonal i Kosovës njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) Fikrim Damka vizitoi Kryesinë e Delegacionit Përfaqësues të Türkiyes që shërben në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), raporton Anadolu.

Ministri Damka, i cili u prit nga kryetari i delegacionit të përfaqësuesit turk, kolonel Sabri Gökhan Karamürsel, me të mbërritur në kazermën “Sulltan Murat” në qytetin e Prizrenit, përshëndeti skuadrën ceremoniale atje.

Më pas, Damka u takua me pjesëtarë të KFOR-it në kazermë dhe mori informacione për punën e komandove turq që erdhën në Kosovë si njësi rezervë, ndërsa po ashtu ekzaminoi nga afër pajisjet e tyre.

Në deklaratën e tij për media, Damka tha se ushtarët turq që shërbejnë në kuadër të KFOR-it luajnë një rol të rëndësishëm në sigurinë e Kosovës.

Damka tha se gjatë vizitës pati rastin të vërtetojë se KFOR-i është i gatshëm për të gjithë skenarët.

“Ushtarëve turq edhe një herë ua shpreha mirënjohjen time. Pata rastin t'i falënderoj edhe një herë për mbështetjen dhe kontributin e tyre për sigurinë e Kosovës dhe procesin e shtetësisë së Kosovës për 25 vjet”, tha ministri.

Misioni i NATO-s në Kosovë - KFOR, i cili filloi detyrën e tij në më 12 qershor 1999, ka aktualisht më shumë se 4.500 personel ushtarak ndërkombëtar nga 27 vende, duke përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe pjesëtarë nga gjashtë vende partnere me NATO-n.

Komandot turq, të cilët u caktuan me kërkesë të NATO-s pas tensioneve në veri të Kosovës vitin e kaluar, arritën në Kosovë si njësi rezervë në fund të muajit shkurt.

Ushtarët turq kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it në Kosovë që nga viti 1999. Türkiye mori komandën e KFOR-it për herë të parë më 10 tetor 2023 për 1 vit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın