BALLKANI

Shqipëri, 3 persona të vdekur në një minierë

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër në një njoftim ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Selishtë

Fatjon Cuka  | 29.10.2020 - Përdıtësım : 29.10.2020
 Shqipëri, 3 persona të vdekur në një minierë

Tiranë

Tre persona kanë humbur jetën në një minierë në Qarkun e Dibrës në Shqipëri, ku nga hetimet paraprake dyshohet nga asfiksia, transmeton Anadolu Agency(AA).

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër në një njoftim ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Selishtë.

"Rreth orës 03:00, data 29.10 2020, në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari-shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të 3 shtetasve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se tre personat të cilët janë të moshës 64, 55 dhe 33-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.

Kujtojmë se në vitet e fundit në Shqipëri kanë ndodhur disa aksidente në miniera që kanë shkaktuar edhe viktima.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın