BALLKANI

Kryeministri Rama mesazh për përvjetorin e parë të tërmetit shkatërrimtar

Në mesazhin e tij publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thekson se çdo krizë është një mundësi

Fatjon Cuka  | 26.11.2020 - Përdıtësım : 26.11.2020
 Kryeministri Rama mesazh për përvjetorin e parë të tërmetit shkatërrimtar Foto: Arhiv / AA

Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e përvjetorit të parë të tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin nëntorin e vitit të kaluar, ka publikuar një video mesazh, duke kujtuar momentet pas tërmetit, telefonatat me zyrtarët dhe homologët e vendeve të tjera dhe procesin e rindërtimit, transmeton Andolu Agency(AA)

Në mesazhin e tij publikuar në rrjetet sociale, Rama thekson se çdo krizë është një mundësi.

"Ndërkohë kujtoj frikën e njerëzve dhe grumbullimet jashtë natën, turma-turma. Ato daljet me furi kur dikush shpërndante lajmin se po vjen prapë tërmeti", shprehet kryeministri i Shqipërisë.

Për solidaritetin e vendeve të huaja Rama thotë se, "As vetë nuk besoja që na u gjendën aq shumë miq, që Shqipëria pati aq shumë miq në atë moment aq të zymtë. Pastaj konferenca, konferenca e madhe e Brukselit... dhe telefonata, telefonata, telefonata me miqtë e huaj në makinë, por frika kishte kaluar. Kishte kaluar sepse u kuptua që gjërat po bëheshin të gjitha bashkë dhe po mblidheshin ashtu siç duhet, të gjithë energjitë".

"Ishte e mrekullueshme, e mrekullueshme se si njerëzit në të gjithë Shqipërinë, në Kosovë, në diasporë, u bënë bashkë dhe se si më e keqja kaloi", shprehet Rama.

Rama ndalet edhe në procesin i rindërtimit, duke theksuar se, "Njerëzit kanë filluar të rikthen në shtëpi. Gjithnjë e më shumë hyjnë në shtëpitë e tyre të reja, javë pas javë, muaj pa muaji".

“Fëmijët dhe mësuesit sapo kanë nisur të kthehen në shkolla fantastike, që as nuk krahasohen me ato që humbën. Sapo kanë nisur edhe pallatet e para. Do të bëjmë lagje të reja që do të jenë po aq fantastike sa shkollat e reja”, thekson kryeministri i Shqipërisë.

"Çdo krizë është një mundësi. E dija që duhej me patjetër ta shndërronim këtë fatkeqësi në një fillim të ri. Në një fillim të mbarë, në një perspektivë të re për mijëra e mijëra familje, për më të rinjtë ndër ta, për fëmijët e tyre, por dhe për Shqipërinë", thekson ndër të tjera kryeministri Rama.

Sot Shqipëria shënon përvjetorin e parë të tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin më 26 nëntor 2019, ku si pasojë humbën jetën 51 persona, u plagosën qindra të tjerë dhe u shkatërruan dhe dëmtuan pallate banimi, shtëpi, monumente kulturore, shkolla dhe objekte të tjera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın