BALLKANI

Xhamia Et'hem Beu mbyllet për besimtarët, do të restaurohet nga TIKA

Gjatë periudhës së restaurimit total të saj xhamia do të qëndrojë e mbyllur për besimtarët, ndërsa të premten e kaluar u fal edhe namazi i fundit

Fatjon Cuka  | 26.02.2018 - Përdıtësım : 27.02.2018
Xhamia Et'hem Beu mbyllet për besimtarët, do të restaurohet nga TIKA

Tiranë

TIRANË (AA) - Xhamia Et'hem Beu në Tiranë, simbol i kryeqytetit të Shqipërisë, do të restaurohet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), ndërsa po bëhen përgatitjet e fundit që të fillojë procesi i restaurimit në ditët në vazhdim, raporton Anadolu Agejcy (AA).

Gjatë periudhës së restaurimit total të saj xhamia do të qëndrojë e mbyllur për besimtarët, ndërsa të premten e kaluar u fal edhe namazi i fundit.

Sipas informacioneve nga TIKA, firma që do të realizojë punimet restauruese sot ka marrë në dorëzim objektin e xhamisë.

Restaurimi i xhamisë Et'hem Beu është pjesë projektit të restaurimit të disa xhamive në Shqipëri nga TIKA, ku përfshihen Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, Xhamia e Beqarëve dhe Xhamia Mbret në Berat, si dhe Teqeja Halvetiane në Berat.

- Xhamia Et'hem Beu

Xhamia Et'hem Beu filloi të ndërtohet nga Molla Beu në vitin 1793 gjatë periudhës osmane dhe përfundoi në vitin 1821 nga Et'hem Beu, i biri i Molla Beut.

Gjatë regjimit komunist Xhamia Et'hem Beu e cila është monument kulture i kategorisë së parë u mbyll, për t'u rihapur përsëri në vitin 1991.

Xhamia ndodhet në qendër të Tiranës dhe ka një sipërfaqe prej 310 metra katrorë, ndërsa pas përmbysjes së regjimit komunist u shndërrua edhe në një atraksion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın