BALLKANI

Vuçiç në Leshak: Problemi kryesor është papunësia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç falënderoi popullatën serbe në Leshak që kujdeset për vendin e tij, duke premtuar se Beogradi do të kujdeset për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre

Zülfiya Yakup  | 08.09.2018 - Përdıtësım : 08.09.2018
Vuçiç në Leshak: Problemi kryesor është papunësia

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç falënderoi popullatën serbe në Leshak që kujdeset për vendin e tij, duke premtuar se Beogradi do të kujdeset për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas liqenit të Ujmanit, Vuçiç gjatë vizitës në Kosovë, vizitoi familjen Kovaçeviç në fshatin Ibarsko Postenje në komunën e Leposaviçit, të cilës i premtoi traktor.

Pastaj qëndroi në Leshak, gjithashtu në komunën e Leposaviçit, ku vizitoi shkollën bujqësore. Duke folur para banorëve të Leshakut, ai tha se pas bisedave me njerëzit nga fshatrat përreth, ai pa që, përveç pasigurisë ku dhe si do të jetojnë në të ardhmen, problemi kryesor është papunësia me ç'rast porositi se një nga gjërat që qeveria e Serbisë do të bëjë është zgjidhja e shpejtë e tyre.

Ndërkohë paralajmëroi ndërtimin e një konvikti me kapacitet për 150-200 nxënës në Leshak, ndërtimin e rrugëve rurale, investim prej 13 milion euro në fabrikat e Trepçës në Leposaviç si dhe hapjen e një fabrike të baterive në Leposaviç, ku do të punësohen 300 persona.

Vuçiç falënderoi popullatën serbe në Leshak që kujdeset për vendin e tij, duke premtuar se Beogradi do të kujdeset për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre.

"Dhe jo vetëm që nuk do t'ju harrojmë juve, por ju jeni të njëjtë si ne. Ne ndajmë një fat të përbashkët, kështu ka qenë, kështu do të jetë", tha Vuçiç.

Nga Leshaku ai shkoi në Leposaviç ku do të marrë pjesë në mbylljen e Forumit të Biznesit, ku morën pjesë biznesmenë serbë nga Kosova dhe Serbia.

Takimi i presidentit të Serbisë me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova do të mbahet në ndërtesën e komunës së Zveçanit. Fjalimi kryesor i Aleksandar Vuçiçit është paralajmëruar për nesër në Mitrovicën e Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın