BALLKANI

Tiranë, tubim në mbështetje të popullit palestinez

Qytetarët shqiptarë në këtë tubim kanë shprehur solidaritetin e tyre për popullin e Palestinës

Fatjon Cuka  | 15.05.2018 - Përdıtësım : 15.05.2018
Tiranë, tubim në mbështetje të popullit palestinez Olsi Shehu/AA

Tiranë

TIRANË (AA) - Një grup qytetarësh kanë organizuar në Tiranë një tubim paqësor në mbështetje të popullit palestinez, pas martirizimit të dhjetëra palestinezëve nga forcat izraelite gjatë protestave në kufirin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Tubimi është mbajtur pranë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", nën organizimin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Vendet Arabe në Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën Palestineze në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë dhjetra qytetarë.

Pjesëmarrësit me pankarta në duar si "Xhamija Al Aksa, qyteti Kuds janë vijat e kuqe të besimit Islam" dhe me flamujt e Palestinës kanë shprehur mbështetjet e tyre për popullin palestinez. 

Pjesë e tubimit ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Palestinës në Shqipëri, si dhe palestinezë që jetojnë në Shqipëri. 

Qytetarët shqiptarë në këtë tubim kanë shprehur solidaritetin e tyre për popullin e Palestinës. Sipas organizatorëve tubimi është mbajtur duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Palestinë dhe në Kudsin e pushtuar.

Të paktën 60 palestinezë u martirizuan dhe qindra u plagosën me armë zjarri nga forcat izraelite përgjatë kufirit të Rripit të Gazës gjatë tubimeve të djeshme për përkujtimin e përvjetorit të Nakbas dhe kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın