BALLKANI

Thaçi: FSK-ja është e gatshme të kontribuojë për paqen përtej Kosovës

“Sot shënojmë gradimin e pesë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të gjithë vijnë nga komunitetet jo shumicë, duke kontribuar në realizimin e aspiratës që kemi për forcën tonë të sigurisë”

Figen Shaban   | 13.11.2017
Thaçi: FSK-ja është e gatshme të kontribuojë për paqen përtej Kosovës Burimi: Presidenca e Kosovës

Prishtinë

PRISHTINË (AA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në ceremoninë e gradimit të pesë pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në Batalionin e Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Presidenca e Kosovës thuhet se Thaçi ka theksuar se në FSK gjejnë vend të gjitha komunitetet e Kosovës dhe që është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Duke qenë se pjesëtarët që gradohen sot vijnë nga komunitetet jo shumicë në Kosovë, ai tha se “me këtë realizojmë aspiratën tonë për një forcë multietnike dhe gjithëpërfshirëse", duke shtuar se “jemi të bindur se kjo forcë është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja, detyra të reja, dhe të kontribuojë për paqen e sigurinë përtej Kosovës".

“Sot shënojmë gradimin e pesë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Të gjithë vijnë nga komunitetet jo shumicë, duke e shtuar kështu prezencën e tyre në FSK, dhe duke kontribuar në realizimin e aspiratës që kemi për forcën tonë të sigurisë. Trajnimet dhe testet nëpër të cilat kalon çdo pjesëtar i FSK-së janë të përgatitura nga NATO, sipas standardeve të NATO-s. Me këtë synohet profesionalizmi i FSK-së i nivelit të NATO-s”, ka thënë Thaçi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın