BALLKANI

Sulmohet Muzeu i Alfabetit shqip në Manastir

Nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Manastir theksojnë se ngjarja është regjistruar dhe është vendosur sigurim në objektin me qëllim që pa pengesa të zhvillohet hetimi për këtë rast

Nazmi Abduramani  | 07.03.2017 - Përdıtësım : 08.03.2017
Sulmohet Muzeu i Alfabetit shqip në Manastir

Shkup

SHKUP (AA) – Institucioni Kombëtar Muzeu i Alfabetit shqip në Manastir sot në orët e mëngjesit është sulmuar duke ia dëmtuar fasadën, derën hyrëse dhe një dritare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Manastir theksojnë se ngjarja është regjistruar dhe është vendosur sigurim në objektin me qëllim që pa pengesa të kryhet hetimi për këtë rast.

 - MPJ e Shqipërisë dënon sulmin ndaj Muzeut të Alfabetit në Manastir

Sipas informacioneve të para, sot në mëngjes në ora 4 të mëngjesit disa persona të panjohur kanë hedhur shishe me lëndë djegëse (Koktej Molotovi) dhe më pas kanë dëmtuar derën hyrëse dhe dritaren e katit të dytë të Muzeut, si dhe pllakën përkujtimore të Muzeut. Më shumë detaje rreth hetimit do të shpalosen pas marrjes së informacioneve konkrete, njoftuan nga SPB Manastir.

Ndërkohë Ministria e Kulturës ashpër dënoi shkatërrimin e pjesës së jashtme të Institucionit Kombëtar Muzeu i Alfabetit në Manastir.

“Historia e popullit shqiptar është pjesë e trashëgimisë së përbashkët multikulturore që është karakteristikë e fuqishme e Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim, apelojmë për përmbajtje nga dhuna dhe respektimin e trashëgimisë kulturore të shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın