BALLKANI

"Sllovenia mbështet Maqedoninë për anëtarësimin në BE dhe NATO"

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Milan Bërglez gjatë qëndrimit në Shkup tha se Sllovenia ka qenë dhe do të jetë mbështesë e pa kushtëzuar e Maqedonisë

Admir Fazlagikj  | 12.09.2017 - Përdıtësım : 12.09.2017
"Sllovenia mbështet Maqedoninë për anëtarësimin në BE dhe NATO" ( Vedat Abdul - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (АА) - Kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, Millan Bërglez po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku u prit me nderimet më të larta shtetërore. Ai fillimisht u prit nga homologu i tij, Talat Xhaferi, ku pas takimit të dy zyrtarët thanë së do të shtojnë përpjekjet e tyre që bashkëpunimi mes dy shteteve të thellohet akoma më shumë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeparlamentari Xhaferi, në konferencën për mediat pas takimit tha se homologu e tij slloven e ka njoftuar për punën e Kuvendit dhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, por edhe për dinamikën e punës së Kuvendit të paraparë me planin 3-6-9 të prezantuar nga qeveria kohë më parë. 

“Për sa i përket bashkëpunimit dypalësh, ai është i mirë, por duhet të thellohet dhe të zgjerohet sidomos në pjesën ku ne si kryetarë të Kuvendeve mund të kontribuojmë, për diplomacinë parlamentare", tha Xhaferi.

Xhaferi tha më tej se me mysafirin nga Sllovenia kanë biseduar edhe për përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE, për çka falënderoi Bërglezin për ndihmën që Sllovenia ia jep Maqedonisë, ndërkohë që ky i fundit ka falënderuar Maqedoninë për punën e saj në përballje me krizën e emigrantëve.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Milan Bërglez, nga ana e tij tha se Sllovenia ka qenë dhe gjithmonë do të jetë në anën e Maqedonisë në rrugëtimin e saj euroatlantik.

"Për çështjen e përfshirjes në integrimet euro-atlantike, Republika e Sllovenisë ka qenë dhe do të jetë mbështesë e pa kushtëzuar e Maqedonisë. Gjithashtu, në emër të Republikës së Sllovenisë dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, dua të falënderoj për ndihmën në zgjidhjen e krizës së emigrantëve", tha Bërgles.

Ai tha më tej se dalja e vendit nga kriza politike garanton punë më të mirë të institucioneve.

Paraprakisht Bërglez kishte një adresim në Kuvendin e Maqedonisë, ndërkohë që sot pritet të takohet me zëvendëskryeministrin përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani dhe në orët e pasdites me presidentin Ivanov. 


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.