BALLKANI

Shqipëri, arrestohet trajneri i kombëtares së futbollit për femra

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, Armir Grima, është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit të koduar "Oaz"

Fatjon Cuka  | 22.09.2018 - Përdıtësım : 22.09.2018
Shqipëri, arrestohet trajneri i kombëtares së futbollit për femra

Tiranë

TIRANË (AA) - Gjatë një operacioni policor është arrestuar trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit për femrat, Armir Grimaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, Grima, është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit të koduar "Oaz", ku janë arrestuar gjithsej 11 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal.

“Veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal ‘Bajri’ kanë zgjatur mbi 6 muaj. Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime proaktive në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, si "Vrasje me dashje", e kryer në bashkëpunim, "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", "Organizim i lotarive të palejuara", "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike" dhe vepra të tjera penale.

Armir Grimaj, është trajneri i kombëtares shqiptare të femrave në futboll, që nga prilli i vitit 2016.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın