BALLKANI

Shkup, panel mbi politikën e Turqisë për Ballkanin

Nën organizim të YTB-së dhe Institutit të Strategjisë dhe Zhvillimit, në Shkup u mbajt panel me temë "Politika e Turqisë për Ballkanin dhe Drejtoria e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike"

Furkan Abdula  | 18.01.2019 - Përdıtësım : 19.01.2019
Shkup, panel mbi politikën e Turqisë për Ballkanin ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (AA) – Nën organizim të Drejtorisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) dhe Institutit të Strategjisë dhe Zhvillimit, në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u mbajt panel me temë "Politika e Turqisë për Ballkanin dhe Drejtoria e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike", raporton Anadolu Agency (AA).

I pranishëm si folës në panel ishte kryetari i YTB-së, Abdullah Eren, ndërsa pjesë po ashtu morën ambasadorja e Turqisë në Shkup Tülin Erkal Kara, ministri pa resor i Maqedonisë Elvin Hasan, kryetari i Instutit të Strategjisë dhe Zhvillimit Tuna Eyüp Kahveci, diplomatë, deputetë, politikanë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe të ftuar të tjerë.

Me një fjalim në hapjen e panelit u adresua ambasadorja Kara, e cila tha se Turqia ka një të kaluar 500-vjeçare në këtë rajon.

"Përpjekja jonë themelore këtu është që miqësia mes Maqedonisë dhe Turqisë si vende vëllazërore të vazhdojë dhe të avancohet edhe më shumë", theksoi Kara.

"Turqia gjithnjë ka qenë mik i Maqedonisë", tha më tej Kara, duke shtuar se vendi i saj ka përqafuar të gjitha komunitetet pa bërë dallime etnike dhe ka shfaqur shembullin më të mirë të miqësisë.

Ajo potencoi se Turqia ka çuar në nivel shumë të avancuar standardet në aspektin humanitar nën kryesimin e presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

"Cilido vend të ketë pasur nevojë për Turqinë, jini të sigurtë se Turqia gjithnjë ka qenë pranë tyre dhe do të vazhdojë të jetë veçanërisht edhe në Ballkan", shtoi ambasadorja turke.

Ndërkaq, kreu Institutit të Strategjisë dhe Zhvillimit, Kahveci, tha se instituti që drejton ushtron aktivitete në tre sektorë, përfshirë atë ekonomik, politik dhe social.

"Gjithsesi, synimi ynë si institut është që përmes aktivite

teve që bëjmë të kontribojmë që popujt me qendër në Maqedoni dhe edhe popujt e tjerë të Rumelisë të jetojnë në një mjedis më të prosperuar dhe më paqësor", tha Kahveci.

Paneli

Në seksionin e panelit, kreu i YTB-së, Eren, rikujtoi se Turqia ka realizuar një program bursash me emrin "Projekti i Madh i BUrsave" në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Turqisë mes viteve 1992-2011.

"Ndërkaq, nga viti 2011, YTB sjell dhe u ofron bursa studentëve jo vetëm në vendet ku jetojnë bashkatdhetarë tanë, por në të gjitha vendet e botës", shtoi Eren.

Ai tha se aktualisht në Turqi gjenden 130 mijë studentë ndërkombëtarë, prej të cilëve 17 mijë marrin bursa nga YTB.

Eren më tej theksoi se Turqia, përmes organizatave si TIKA, Yunus Emre, Fondacioni Maarif dhe YTB kryen aktivitete në fusha të ndryshme jashtë vendit dhe se ajo është një vend që përpiqet të prodhojë zgjidhje për problemet në rajonet ku është e pranishme.

Ndërkaq, duke folur në lidhje me pikëpamjet rreth politikës së jashtme të Turqisë për Ballkanin, Eren tha: "Dominimi i Shtetit Osman në këto troje, rëndësia që i dha diversitetit kulturor dhe zbatimi i politikave që do ta vazhdonin harmoninë në aspektin e diversitetit etnik dhe kulturor, janë elemente që edhe sot i mundësojnë Turqisë të shfaqë performancë të mirë".

Eren po ashtu tha se Turqia tregon interesim të afërt për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin dhe zbaton politika konstruktive në këto vende."Turqia maksimalisht u ka dhënë rëndësi inkluzionit dhe parimit fito-fito, duke punuar gjithashtu të krijojë lidhje të barabarta thuajse me të gjitha vendet e Ballkanit", theksoi Eren.

Duke folur edhe në lidhje me ndryshimin e emrit të Maqedonisë, Eren tha se "Turqia do ta njohë Maqedoninë me cilindo emër që shkruan në kushtetutën Maqedonisë dhe marrëdhëniet do të vazhdojnë në atë mënyrë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın