BALLKANI

Rezultatet e para mbi referendumin: Dalja në votim 36,11 për qind, “për” 91,52 për qind

“Numri i përgjithshëm i fletëvotime të vlefshme është 532.218, numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 16.073, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pashfrytëzuara 969.993”, u shpreh Derkoski

Besar Ademi  | 30.09.2018 - Përdıtësım : 01.10.2018
Rezultatet e para mbi referendumin: Dalja në votim 36,11 për qind, “për” 91,52 për qind ( Vedat Abdul - Anadolu Agency )

Shkup

SHKUP (AA) - Sipas rezultateve jozyrtare nga 86,52 për qind e të dhënave të përpunuara, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) i Maqedonisë ka bërë të ditur se në referendumin që parasheh ndryshimin e emrit dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian (BE) jehona e votimit ka qenë 36,11 për qind, prej të cilëve 91,52 apo 501.323 qytetarë janë prononcuar “për”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkoski, i cili njoftoi rezultatet e para jozyrtare të këtij referendumi, po ashtu bëri të ditur se “kundër” votuan 31.886 apo 5,82 për qind.

“Numri i përgjithshëm i fletëvotime të vlefshme është 532.218, numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 16.073, ndërsa numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pashfrytëzuara 969.993”, u shpreh Derkoski.

Derkoski po ashtu përsëriti se gjatë ditës procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa, duke përjashtuar disa ndërprerje të shkurta për shkak të problemeve teknike dhe disa incideteve të vogla të cilat nuk kanë penguar procesin e votimit.

Ai potencoi se që referendumi të kalojë i suksesshëm, ligjërisht pjesëmarrja e votuesve duhet të jetë mbi 50 për qind nga numri i qytetarëve të regjistruar në listën e votuesve.

Kujtojmë se 1.806.836 qytetarë të Maqedonisë me të drejtë vote kishin mundësnëi të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Pyetja e referendumit, që është i treti me radhë në nivel shtetëror në 27 vite të pavarësisë së Maqedonisë, ishte “A jeni për në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë”.

Referendumi është konsultativ dhe ligjërisht nuk është i detyrueshëm. Megjithatë, qeveria maqedonase deklaroi se rezultati i referendumit do të konsiderohet i detyrueshëm. Në rast të një rezultati pozitiv të referendumit, vendimi përfundimtar për marrëveshjen me Greqinë do të miratohet nga Kuvendi i Maqedonisë, ku për ndryshime kushtetuese do të nevojitet vota e dy të tretave të deputetëve.

Ky referendum vjen pas marrëveshjes në qershor midis Maqedonisë dhe Greqisë, e cila parasheh ndryshimin e emrit të shtetit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe paraqet kushtin kryesor për anëtarësim të vendit në NATO dhe çeljen e negociatave me BE-në. 

Pas përfundimit të procesit të zbatimit të marrëveshjes në Maqedoni, nevojitet që marrëveshja të ratifikohet nga Parlamenti grek.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın