BALLKANI

Protestë në Shkup, qytetarët kërkojnë zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur

Ndotja e ajrit është një nga problemet kryesore me të cilat po përballen qytetarët e Shkupit në vitet e fundit

Admir Fazlagikj  | 17.11.2018 - Përdıtësım : 18.11.2018
Protestë në Shkup, qytetarët kërkojnë zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur

Shkup

SHKUP (AA) - Nën moton "Është koha për ajër të pastër", qytetarë të tubuar përmes rrjeteve sociale, protestuan sot para godinës së Inspektorati të Qytetit të Shkupit, për të shprehur revoltën e tyre për ajrin e ndotur në kryeqytet. Ata kërkuan nga institucionet përkatëse që të adresojnë në mënyrë të duhur këtë problem, raporton Anadolu Agency (AA).

"Frymëmarrja nuk është një hobi", "Vendosin etiketa mbi industrinë e rëndë", "Katër të vdekur çdo ditë, duke pritur për ajër të pastër", ishin disa nga parullat e protestuesve, të cilët përmes kësaj dëshironin të sensibilizojnë opinionin.

Disa nga të pranishmit, thanë se personalisht ndjenë efektet e ajrit të ndotur mbi shëndetin e tyre, për çka dhe spitalet janë të mbushura me pacientë dhe apeluan që kjo çështje të trajtohet urgjentisht.

Ndotja e ajrit është një nga problemet kryesore me të cilat po përballen qytetarët e Shkupit në vitet e fundit.

Organizatat e shoqërisë civile, edhe në të kaluarën kanë organizuar protesta të karakterit të njëjtë, duke kërkuar nga institucionet relevante në vend të gjejnë mënyra për ta trajtuar problemin me ndotjen e ajrit, dhe jo vetëm në Shkup, por edhe në disa qytete të tjera të mëdha të vendit.

Protesta kundër ndotjes së ajrit sot janë mbajtur edhe Kumanovë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ditë më parë shpalli një program strategjik me një fond prej 1.5 milion euro, i cili synon zgjidhjen e problemit të ajrit të ndotur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın